TV LIVE
Nga Rajoni
12 January 2022
Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Krushevc të Serbisë

Nga kompania “Zhitia Turist” kanë thënë për Klankosova.tv se pesë ose gjashtë persona janë të lënduar me lëndime të lehta.Sipas kompanisë, shkak i i rrokullisjes së autobusit kanë qenë vështirësitë në rrugë.Sipas mediave serbe, autobusi ishte nisur drejt Krushevcit. Në një moment, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur jashtë rrugës anash.Ekipi i ambulancës ka mbërritur në vendngjarje dhe deri tani disa persona janë transportuar në Spitalin e Krushevcit.Autobusi ishte duke shkuar drejt Sllovenisë nga Kosova.

 



Të ndryshme
Më shumë