Ish-kryeministri i Italisë, ndaj të cilit rëndojnë mjaft skandale, do ta provojë sërish garën e pushtetit. Në moshën 85 vjeçare ai kandidon për postin më të lartë në vend. Ai do të bëhet president i Italisë. Data për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale u përcaktua këtë javë për 24 janarin.
“Unë mendoj, se Silvio Berlusconi mund të jetë i dobishëm për vendin e tij“, tha në Itali për veten e tij “Cavaliere”, sikurse quhet në qarqet konservatore Berlusconi. “Unë nuk do të dorëzohem dhe do të bëj atë për të cilën ka nevojë vendi im.” Në fillim të dhjetorit Berlusconi u dërgoi deputetëve në romë një fotografi të portretit të tij të kuruar me operacione kozemtike duke i bashkangjitur asaj njëkoleksione të fjalimeve të tij më të mira.
Kjo u komentua në Itali si fillimi i një fushatë diskrete elektorale për postin e presidentit. Shumë vëzhgues në një sërë bisedash televizive vlerëosjnë, se shanset e Berlusconit janë të pakta, pasi ai është dënuar për evazion fiscal. Por Berlusconi mbështetet nga populistët e djathtë Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni. Meloni, që drejton të djathtët ekstrem Fratelli d’Italia, përpara Krish