TV LIVE
Nga Bota
7 January 2022
Mickoski: Nuk do të ketë lëvizje pozitive në negociatat me Bullgarinë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkon të ja shprehë kryeministrit bullgar Kirill pozitën e partisë së tij rreth negociatave mes dy vendeve. Çështja thotë ai nuk duhet të lihet vetëm në dorën e Kovaçevskit dhe Buçkovskit, shkruan Alsat.

“Pres që çfarëdo zgjidhje e cila do të jetë vendimtare për identitetin e popullit maqedonas nuk do të jetë në pamëshirën e një kryeministri jolegjitim dhe të një negociatori avanturist si Buçkovski. Pres, jo vetëm nga Petkovi por nga të gjithë ata që bartin procesin ta dëgjojnë zërin e partisë më të madhe politike e cila ka çfarë të thotë për këtë çështje”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Do ja thoni këto pozita Petkovit personalisht?
Absolutisht. Unë atë nuk e them fshehur, e them hapur para të gjitha mediave.

Mickoski nuk pret lëvizje pozitive nga krijimi i pesë grupeve të punës mes dy vendeve. Sipas tij, problemi qëndron te Rezoluta e parlamentit bullgar.

“Prapavija e problemit është Rezoluta në Parlamentin bullgar të cilën e konfirmoi edhe presidenti Radev dhe i cili i qortoi ministrat e rinj të qeverisë së Petkovit të mos lëshojnë pe nga kërkesat. Ky është mesazh mjaft i fuqishëm. Për aq kohë sa kjo Rezolutë është në funksion dhe ka fuqi ligjore, ne do të jemi të nënshtruar me nënçmime nga ana e fqinjit tonë lindor me kërkesa hegjemoniste të prej para disa shekujsh në vend se së bashku të ndërtojmë të ardhmen dhe të shohim disa shekuj përpara”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Alsat pyeti në kabinetin e Petkovit në Sofje nëse Mickoski është në agjendën e tij gjatë 18 janarit kur ai të vijë në Shkup por deri në këto momente nuk morëm përgjigje. 



Të ndryshme
Më shumë