TV LIVE
Nga Rajoni
7 January 2022
Kurti i shprehë ngushëllime Kadri Veselit për vdekjen e nënës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit, nënës së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.

Kurti i ka shprehur ngushëllime ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe familjes së tij.

“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehe? ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli”, tha kryeministri Kurti. 



Të ndryshme
Më shumë