TV LIVE
Sport
5 January 2022
Braziliani Andre Mensalao forcon kampionin aktual

Kampionia aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Shkendijës ditë më parë nisi përgatitjet për sezonin pranveror duke prezantuar Mihail Miovskin si mbrojtësin e ri, ndërsa sot konfirmoi përforcimin e ri ndërkombëtar. Bëhet fjalë për brazilianin Andre Mensalao, i cili firmosi kontratën për një vit e gjysmë.

“Jam i lumtur që jam në Tetovë dhe jam pjesë e Shkendijës. Ndihem mirë në qytet, kam disa ditë që jam këtu dhe kam filluar të përshtatem me këtë qytet. Maqedonia është angazhimi im i dytë në Evropë pasi në vitin 2021 isha pjesë e kampionatit armen ku pata paraqitje të suksesshme. Shkendija ka lojtarë shumë të mirë, luan futboll të shpejtë dhe sulmues dhe mendoj se kjo është pikërisht ajo që më përshtatet sepse luaj në pozicionin e mesfushorit sulmues. “Kam luajtur në Brazil gjatë karrierës sime dhe ardhja në Shkendija është një sfidë e re për mua për të treguar të gjithë potencialin tim”, ka thënë Mensalao me rastin e firmosjes së kontratës.

Në gjysmësezonin e vjeshtës, Mensalao ishte pjesë e skuadrës armene të Sevanit, ku luajti 13 ndeshje dhe shënoi 6 gola.



Të ndryshme
Më shumë