Prodhimi i monedhës virtuale Bitcoin kërkon 8 herë më shumë energji elektrike se sa motori i kërkimit Google dhe rrjeti social Facebook.Në 12 muajt e fundit, prodhimi i Bitcoin ka kërkuar energji elektrike aq sa i gjithë shteti i Norvegjisë. Shifrat rekord për prodhimin e Bitcoin vijnë në një kohë kur bota po përballet me krizë energjetike.
Procesi i prodhimit të monedhës virtuale Bitcoin kërkon një konsum të lartë të energjisë elektrike.Vetëm një transaksion i vetëm i Bitcoin kërkon mesatarisht 1173 kilovat për orë, energji e mjaftueshme që konsumon një shtëpi normale për 3 muaj.Nga ana tjetër, Google që është motori më i madh i kërkimit në internet, dhe Facebook i cili është rrjeti më i madh social, të dy së bashku konsumojnë 8 herë më pak energji se sa një transaksion i Bitcoin.
Të dhënat janë bërë publike nga biznesi britanik i krahasimit të çmimeve, Money super Market, sipas të cilës, Bitcoin duket se është monedha virtuale më e etur për energji elektrike me një transaksion të vetëm.Gjatë 12 muajve të fundit, të gjitha transaksionet e Bitcoin në gjithë botën kanë përdorur 123 Teravat për orë ose 123 miliardë kilovat për orë energji.Kjo sasi energjie është e barabartë me konsumin vjetor të energjisë elektrike të Norvegjisë, shtet me më shumë se 5,5 milionë banorë.