TV LIVE
Nga Bota
4 January 2022
SHBA-ja shënon rekord me më shumë se 1 milion raste me COVID-19 për 24 orë

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rekord prej më shumë se 1 milion rastesh me Covid-19 për një ditë. Pavarësisht shifrës marramendëse, zyrtarët kanë paralajmëruar se kulmi i përhapjes së variantit Omicron ende nuk është arritur.Një shifër rekorde prej 1.080.211 rastesh u raportua të hënën – numri më i lartë ditor i rasteve në botë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”. Shumica e rasteve në ShBA janë me variantin Omicron.

Këshilltari i lartë amerikan për pandemi, Anthony Fauci, ka thënë se vendi është duke u përballur me ngritje pothuajse vertikale të numrit të rasteve dhe se kulmi i tyre mund të vijë tek pas disa javëve.Megjithatë, ai tha se shembulli i Afrikës Jugore – ku varianti Omicron u përhap shpejt para se të pakësohej – ofron ca shpresë.

Shkalla e vdekjeve dhe e pacientëve në spitale në Shtetet e Bashkuara ka qenë shumë më e ulët në javët e fundit se në rastet e kaluara, kur ka pasur rritje të numrit të rasteve.Rekordi i mëparshëm i rasteve për 24 orë në Shtetet e Bashkuara ishte rreth 590.000, i raportuar vetëm para katër ditëve.Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, javën e kaluar nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur mbi 8.600 persona.



Të ndryshme
Më shumë