TV LIVE
Nga Rajoni
3 January 2022
Vëllai i saj u martua me një mashkull, flet për herë të parë deputetja shqiptare Mimoza Kusari-Lila

Ylber Kusari, vëllai i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari -Lila i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partnerin e tij Jonathan Ausman në një ceremoni të vogël familjare.Por, ajo që bie në sy nga fotografitë e publikuara është mungesa e deputetes kosovare në këtë ceremoni.

Deputetja Kusari-Lila nuk ka dashur të komentojë për mungesën e saj në ceremoninë martesore.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo për ‘Demokracinë’ kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.Pas kësaj përgjigje, Kusari-Lila është pyetur se a është Ylberi vëllai i saj.“Mos bëni këso pyetje, ju lutem”, është shprehur ajo.



Të ndryshme
Më shumë