TV LIVE
Nga Rajoni
3 January 2022
Shqipëri, nga 4 janari me certifikatë vaksinimi në punë

Në Shqipëri, me rikthimin në punë më 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike do të duhet të vërtetojnë se nuk janë bartës të virusit Sarscov2 për t’u pranuar në vendin e punës.

I njëjti rregull do të vlejë edhe për ata që punojnë në biznese private dhe janë në shërbim të qytetarëve.

Në këtë mënyrë ata do të duhet të pajisen me një nga 3 dokumentet që tregon se nuk janë të infektuar. Certifikata e vaksinimit e gjeneruar nga e-Albania do të jetë dokumenti i parë që do të kërkohet.

Në mungesë të saj të gjithë punonjësit e administratës publike punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, do të duhet të paraqesin një test PCR negativ çdo 5 ditë, respektivisht mëngjesin e çdo të hënë.

Dokumenti i trete është ai qe fakton se ke kaluar SarsCov 2 brenda gjashte muajve të fundit. Certifikata e shërimit të Covid-19, lëshohet nga e-Albania, ose nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj.

Komiteti teknik i eksperteve ka vendosur qe nga paraqitja e këtyre tre dokumenteve përjashtohen personat që kanë dokument mjekësor të lëshuar nga mjeku për mos aplikimin e vaksinës. Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP.



Të ndryshme
Më shumë