TV LIVE
Kuriozitete
3 January 2022
Tiranë, babai me 55 djem e 8 vajza pretendon se është gjysh i mbi 120 nipërve

Sadri Korteshi nga kombinati i Tiranës thotë se është babai me më shumë fëmijë në Shqipëri. Në jetën e tij ka pasur 13 partnere, por që vetëm me dy është martuar.

Nga secili prej 63 fëmijëve që ka ai thotë se është bërë dy herë gjysh. Pra mund të ketë mbi 120 nipër e mbesa.

“Me celebrim unë kam pas 2 gra, ndërsa të dashura kam pas shumë në çdo qytet të shtëpisë”- thotë Korteshi.

Çfarë pëlqenin femrat tek ty?

“Unë kam qenë shumë simpatik. Ato tek unë pëlqenin urtësinë dhe ëmbëlsinë time”- vijon ai.

Sa fëmijë ke?

“Unë kam 63 fëmijë të vërtetë, por që më mungon fakti dhe prova me dokumentacion tekniko-ligjor, në emrin tim kam 4 fëmijë 3 me njërën grua dhe 1 me gruan e parë”- përgjigjet Korteshi.

Sa djem dhe vajza ke ?

“Unë kam 55 djem dhe 8 vajza”-shprehet ai.

Si të thërrasin fëmijët e tjerë?

“Më thërrasin xhaxhi, më disa prej tyre ulem dhe pimë kafe e më thonë: Xhaxhi Sadriu ti je shumë i kulturuar ke shumë edukatë dhe unë u them kështu i kam të gjithë fëmijët. Vetëm nënat e tyre e dinë që janë fëmijët e mi. Ato qajnë ndonjëherë, por unë u shkel syrin dhe u them rrini qetë nuk ka problem”- vijon Korteshi.

Fëmijët e tu që i ke nga dy martesat e dinë sa motra dhe vëllezër kanë?

“Ata e dinë që unë kam pas shumë të dashura, por jo që jam kaq herë baba” shprehet Korteshi.

Kur do tua thuash fëmijëve të tu të vërtetën?

“Ditën kur të më vijë meleku i vdekjes do t’i them fëmijëve të mi se cilët kanë vëllezër dhe motra të tyre”- tha Korteshi.

Sa herë je bërë gjysh?

“O shumë me të gjithë fëmijët jam bërë nga 2-3 herë gjysh”- thotë ai.

Babai i 63 fëmijëve sot jeton vetëm, fëmijët që ka rritur vetë kanë shkuar në Francë. Ai thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria deri në momentin që të marrë pronat që i takojnë familjes Korteshi.

 



Të ndryshme
Më shumë