TV LIVE
Nga Bota
3 January 2022
Mijëra holandezë protestojnë kundër masave anti-Covid, përleshen me policinë

Mijëra protestues u përleshën me policinë në Holandë, pasi marshuan në Amsterdam për të kundërshtuar masat kufizuese anti-Covid dhe vendosjes së detyrimit të vaksinimit.

Protestuesit shpërfillën edhe vendimin e qeverisë për të mos lejuar zhvillimin e tubimeve. Në rrejtet sociale u panë edhe momente kur një protestues u kafshua nga qeni i policisë ndërsa skena kaotike u fotografuan në të gjithë qytetin.

Edhe efektivët e policisë kishin paralajmëruar një protestë për shkak të rritjes së orëve të punës, por sindikata tha se nuk do të braktisej detyra. Të paktën 30 persona u arrestuan pas përleshjeve, ndërsa katër policë mbetën të plagosur, thanë autoritetet. Që prej nëntorit, kur qeveria vendosi masa kufizuese, shifrat e infektimeve kanë ardhur duke u ulur në Holandë, por për protestuesit, këto masa po kufizojnë liritë e tyre. Masat e rrepta, që ndalojnë grumbullimin e më shumë se dy personave, do të qendrojnë në fuqi deri në 14 janar.



Të ndryshme
Më shumë