TV LIVE
Nga Rajoni
3 January 2022
Kryeministri bullgar Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov për televizionin bullgar Nova tha se heqja e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që duhet ta bëjnë qeveritë e dy vendeve dhe të arrihet progres në të gjitha pikat e rëndësishme.

Siç raporton MIA nga Bullgaria, Petkov shpreson se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore duhet të jenë në radhë të parë, por kjo, sipas tij, kërkon shumë punë nga dy palët.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht”, potencon Petkov.

Në pyetjen nëse Rusia ndërhyn në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë me filmin “Një fe, një gjuhë”, Petkov thekson se tezat e paraqitura në atë film janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai rikujton se qeveria bullgare është deklaruar kundër filmin dhe përveç se nuk e miraton, ajo fuqishëm kritikon.

“Bullgaria nuk mund të mbesë indiferente kur dikush dëshiron ta rrezikojë historinë bullgare”, u shpreh Petkov.



Të ndryshme
Më shumë