TV LIVE
Nga Rajoni
3 January 2022
Nga sot, për të hyrë në Kosovë kërkohet certifikata e vaksinimit me dy doza

Të gjithë ata të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nga sot e tutje duhet të posedojnë dëshminë e vaksinimit të plotë me dy doza kundër COVID-19.

Një vendim të tillë e kishte marrë Qeveria e Kosovës më 1 dhejtor 2021, kur edhe kishte miratuar masat anti-COVID.

“Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19”, thuhej në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Në vendim gjithashtu thuhet se shetatist e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).



Të ndryshme
Më shumë