TV LIVE
Nga Rajoni
2 January 2022
Plumbi qorr depërton në shtëpinë e Vasfije Krasniqit, qëlloi vetëm 25 centimetra larg saj

Një plumb qorr ka depërtuar në shtëpinë e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se plumbi ka qëlluar vetëm 25 centimetra (10 inç) larg saj.

“Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka thënë tutje ajo.

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi



Të ndryshme
Më shumë