Ka mbetur edhe pak ditë prej ku na ndanë nga viti 2022, duke lënë pas vitin 2021 si vit i sfidave.Viti që do të lëm pas karakterizohet me ngjarje dhe dinamika të shumta, ku përfshihen edhe ato të mira por kemi edhe nga ato të hidhurat.E viti 2021 nuk ka qenë edhe shumë mbresëlënës për disa artistë shqiptarë të cilët iu është dashur të përballen me ligjin.
Fjolla Morina është emri i këngëtares nga Kosova e cila kishte probleme ligjore për shkak të trafikimit dhe mbajtjeve të armëve pa leje.Gjatë vitit 2020 këngëtarja ishte arrestuar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri pasi ishte kapur me dy pistoleta në makinën e saj e shoqëruar me dy persona të tjerë.Ajo pati deklaruar se pistoleta nuk ishte e saj dhe se ishte e një miku, arsyeja pse ajo e mbante atë kishte të bënte me faktin se është nënë e vetme dhe i duhej për vetëmbrojtje.Më pas me 25 mars Fjolla u dënua me nëntë vite burgim por pas zbritjes së gjykimit asaj i shqiptuan gjashtë vite burgim.Në korrik të këtij viti Fjolla kishte rënë në pranga të policisë së Kosovës në lokalin e saj në lagjen Emshir të Prishtinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga Interpoli nën akuzat për trafikim të armëve dhe municioneve në Shqipëri.Me 15 shtator të po këtij viti Gjykata ia refuzon kërkesën Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe këngëtares iu ndërpre paraburgimi prej 40 ditësh.
Edhe Fero është reperi që kishte probleme me ligjin gjatë 2021. Ai është njëri nga reperët më të komentuar pothuajse të secilës veprim që ai bën.Tre vite më parë reperi ishte përfshirë në një përleshje në Prishtinë, ku në shtator të këtij viti reperi dhe dy persona të tjerë iu desht të paraqiten para gjykatës.Reperi përpara gjykatës u përball për posedim të elektroshokut, ku pranoi fajësinë dhe u tregua i penduar. Fero u dënua me një mijë euro gjobë, ku me këtë rast reperi kreu punë me drejtësinë dhe ai më nuk ka punë më në gjykata.Por ky nuk është sherri i vetëm i Feros për këtë vit. Reperi pati një sherr edhe me menaxherin e këngëtarit Bardhi, Meriton Mataj.E gjitha kjo filloi pasi reperi i kishte kërkuar producentit Jetmir Agaj të ia punonte një këngë, ndërsa ky i fundit e ka refuzuar pasi kishte punë të tjera për të kryer.Fero i kishte shkuar në studio ku e kishte kërcënuar me armë producentin dhe menaxherin e Bardhit.Reperi ka sulmuar viktimat me lëndime trupore të lehta dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është raportuar edhe në polici.
Don Xhoni është emri i reperit që preku majat e suksesit. Por edhe ky reper nuk arriti ti shmangej problemeve ligjore gjatë vitit që po lëm pas.Reperi dy muaj më parë është ndaluar nga policia e Kosovës, së bashku me një shokë të tij, ku i është bërë një kontroll në veturën e tij të tipit Range Rover.Gjatë kontrollit reperit i është sekuestruar një armë e shkurtër, një karikator si dhe gjashtë fishekë.Ndaj reperit është inicuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të pa autorizuar të armës.Don Xhoni pas vendimit të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.