TV LIVE
Nga Rajoni
1 January 2022
Edhe në Kosovë foshnja e parë më 2022 është djalë

Klinika e Gjinekologjisë ka njoftuar se foshnja e parë e lindur më 2022 është djalë nga Prishtina.Drejtori Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka konfirmuar se pacientja me iniciale H.Sh, përmes prerjes cezariane, e lindi foshnjën e parë këtë vit.

“Porsa përfundoi lindja e parë në vitin 2022, pacientja ka inicialet H.SH. Lindja e parë u krye me prerje cezariane, lindi fëmijë të gjinisë mashkullore, pesha trupore 3.18 kilogramë”, ka konfirmuar Ismajli.
Gjithashtu, drejtori njoftoi se gjatë vitit 2021 klinika ka pasur 8 mijë e 840 lindje.

“Vitin që lamë pas kemi pasur 8 mijë e 840 lindje, 5 mijë e 800 operacione, ka qenë vit i rëndë kur kemi parasysh edhe pandeminë. Por, fal angazhimit të personelit arritëm t’ia dalim dhe ta kalojmë edhe këtë sfidë”, tha Ismajli.

“Aktualisht nuk kemi asnjë shtatzënë me Covid-19”, shtoi Ismajli.



Të ndryshme
Më shumë