TV LIVE
Sport
28 November 2026
GRESA MUSTAFAI SHPALLET KAMPIONE SHTETËRORE NË KARATE

GRESA MUSTAFAI SHPALLET KAMPIONE SHTETËRORE, SYNON PODIUMIN EVROPIAN

Gresa Mustafai ka arritur një sukses të rëndësishëm në karate, duke u shpallur kampione shtetërore dhe duke fituar vendin e parë në Kampionatin Shtetëror.

Me një paraqitje të shkëlqyer, përkushtim dhe disiplinë sportive, Mustafai dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe cilësitë e saj në këtë sport.

Pas këtij suksesi, karateisten e pret një sfidë edhe më e madhe. Ajo do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, që do të mbahet në Jerevan të Armenisë, ku do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut përkrah karateisteve më të mira të kontinentit.

Pjesëmarrja në këtë garë evropiane përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj sportive dhe një mundësi për të dëshmuar edhe në arenën ndërkombëtare.

Suksesi i arritur në nivel shtetëror është rezultat i punës, përkushtimit dhe disiplinës së vazhdueshme.

Urime Gresa për titullin kampione shtetërore! Suksese në Kampionatin Evropian, me synimin për të ngjitur edhe podiumin evropian!



Të ndryshme
Më shumë