TV LIVE
Nga Vendi
28 November 2026
BDI-DEGA NË KËRÇOVË ME AKTIVITET SIMBOLIK SHËNOI 28 NËNTORIN

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Kërçovë, me një aktivitet simbolik, ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Dega e BDI-së në bashkëpunim me Forumin Rinor dhe Forumin e Gruas, kanë shpërndarë fletushka me tekstin e Himnit Kombëtar Shqiptar, si dhe bexhe për qytetarët e Kërçovës, me rastin e kësaj feste të rëndësishme kombëtare.
Për aktivitetin foli Farije Ahmedi nga Dega e BDI-së në Kërçovë, e cila ndër të tjera përcolli urimet për të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.



Të ndryshme
Më shumë