TV LIVE
Nga Rajoni
28 November 2026
Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë në 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama krah për krah me Kurtin

Shqipëria nderon sot Ditën e Flamurit Kombëtar dhe kremton 114 vjetorin e pavarësisë.

Vlora, u bë si çdo vit, qendra e festimeve dhe mikpritësja e qindra qytetarëve në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku morën pjesë personalitete më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës; Presidenti Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe të tjerë të ftuar.

Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.

114-vjetori i Pavarësisë shënoi një tjetër përvjetor të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, në nderim të sakrificave dhe përpjekjeve për shtetformim, duke përcjellë mes brezash krenarinë për identitetin, gjuhën dhe flamurin kombëtar.



Të ndryshme
Më shumë