TV LIVE
Nga Vendi
27 November 2026
"NGA E KALUARA NË TË TASHMEN”, AKTIVITET KULTUROR ME QËLLIM HUMANITAR NË KËRÇOVË

Në kuadër të manifestimit „Kërçova , qytet i kulturës për vitin 2026”, në Qendrën e Kulturës në Kërçovë u mbajt aktiviteti humanitar me titull „Nga e kaluara në të tashmen”, i organizuar nga Ivana Vitanska.
Ky aktivitet ndërthuri kulturën, traditën dhe muzikën me humanizmin, duke përcjellë një mesazh solidariteti. E veçanta e këtij organizimi ishte se mjetet e ndara në kuadër të manifestimit do të dedikohen për të ndihmuar një nënë vetushqyese, e cila së fundmi pati një ndërhyrje kirurgjikale.

Në mbështetje të kësaj nisme, vullnetarët e Kryqit të Kuq kishin vendosur edhe një kuti donacionesh, ku të pranishmit patën mundësinë të kontribuonin financiarisht për këtë qëllim humanitar.


 



Të ndryshme
Më shumë