TV LIVE
Nga Rajoni
27 November 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, Rama: Moment vendimtar për rajonin

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përshpejtimin e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke theksuar se qytetarët e rajonit duhet të përfitojnë që tani nga avantazhet e Tregut të Përbashkët Europian dhe jo të presin anëtarësimin e plotë. Gjatë tryezës së diskutimit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, Rama e cilësoi këtë një moment vendimtar për rajonin dhe vetë Europën.

Kreu i qeverisë u shpreh se Plani i Rritjes mbështetet në tri dimensione kryesore: reformat, konvergjencën ekonomike dhe kohezionin rajonal. Ai theksoi se procesi i afrimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së nuk mund të shtyhet deri në anëtarësimin e plotë. Rama nënvizoi se vendet e rajonit kanë qenë mbështetëse të integrimit gradual, në mënyrë që qytetarët të marrin përfitimet e tregut të përbashkët që në këtë fazë të procesit.

“Nisur nga Brukseli ku morëm pjesë në samitin e përvitshëm duke vijuar këtu. Tani mblidhemi për planin e rritjes, në takimin që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat. Është moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor, për secilin prej vendeve në tryezë e po ashtu edhe për vetë Europën. Kemi qenë entuaziastë për nisjen e këtij procesi, që vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual. Na mbledh ne tri dimensione në reforma, konvergjencë ekonomike dhe kohezion rajonal.

Jemi të vetëdijshëm se konvergjenca sa i takon Ballkanit Perëndimor dhe BE nuk mund të presë deri në anëtarësim. Vitet e fundit konvergjenca mes gjashtëses së Ballkanit Perëndimor dhe BE po rritet megjithatë ka shumë rrugë për të bërë. Kemi qenë avokatë se qytetarët nuk duhet të presin, që të korrin përfitimet e integrimit nga tregu i përbashkët duhet të përfitojnë që tani. Por sigurisht jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e mirëqenë dhe BE është i prirur të na ndihmojë të përmirësohemi po aq sat ë na bjerë me cekic kokës për të dhënë rezultate dhe reforma” u shpreh Rama./



Të ndryshme
Më shumë