Pajtoni i Kinostudios që u shfaq në 16 filma shqiptarë do të bëhet pjesë e ekspozitës së përhershme të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF).
Ekspozita hapet të premten, më 27 nëntor 2026, dhe do ta paraqesë karrocën krahas pamjeve nga filmat ku është përdorur.
I njohur si “pajtoni aktor”, objekti u përdor në produksione të realizuara nga viti 1961 deri më 1988. Mes tyre janë “Debatik” (1961), “Oshëtimë në bregdet” (1966), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978), “Pas vdekjes” (1980) dhe “Historiani dhe kameleonët” (1988).
Ekspozita u jep vizitorëve mundësinë ta shohin nga afër një objekt të përdorur për gati tri dekada në xhirimet e Kinostudios dhe ta dallojnë në skenat e filmave ku u shfaq.
Ekspozita mund të vizitohet në ambientet e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, nga ora 08:30 deri në 16:30. /GazetaExpress/