TV LIVE
Sport
26 November 2026
Hero i Fenerbahçes ndaj Shakhtarit, Vedat Muriqi ia dedikon bashkëshortes çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’

Vedat Muriqi ka qenë protagonist i madh në fitoren e Fenerbahçes ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi kosovar e realizoi golin e vetëm të takimit, duke ia siguruar skuadrës turke tri pikë shumë të rëndësishme, ndërsa pas ndeshjes u shpërblye edhe me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

Pas përfundimit të sfidës, Muriqi nuk e fshehu kënaqësinë për triumfin, duke e theksuar rëndësinë e madhe të pikëve të fituara.

“Jam shumë i lumtur. E morëm një fitore vërtet shumë të vlefshme. Kjo ndeshje ishte jetike për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. I morëm tri pikë vendimtare”, deklaroi sulmuesi dardan.

Ai i falënderoi edhe tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme, duke thënë se atmosfera në stadiumin “Stamford Bridge” ishte sikur të luanin në shtëpi, në Kadıköy.

Muriqi foli edhe për barazimin e fundit ndaj Kocaelisporit dhe mesazhin që trajneri Emre Belözoğlu ua kishte dhënë futbollistëve: “Mbajeni kokën lart, do të bëhemi më të mirë”.

Ai shtoi se skuadra ka punuar për një kohë të shkurtër me trajnerin e ri dhe se duhet të vazhdojë të punojë për t’u përmirësuar.

Momenti më i veçantë i deklaratave të tij ishte dedikimi i çmimit për bashkëshorten.

“Ajo nuk merr shumë vesh nga futbolli, por që kur u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, më pyeste se për çfarë shërben ky çmim. Kur i tregova se i jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes, më tha se e dëshironte edhe ajo një të tillë. E dashura ime, kjo është për ty. Po e marr këtë çmim në shtëpi me gjithë zemër”, përfundoi Muriqi.

Image



Të ndryshme
Më shumë