TV LIVE
Nga Vendi
25 November 2026
BDI KUMANOVË: DREJTËSI SELEKTIVE DHE FRIKËSIM PARA 28 NËNTORIT, KËRKOHET ZBARDHJA E RASTIT

Pak ditë para shënimit të 28 Nëntorit, Dega e BDI-së në Kumanovë ka dalë me një konferencë për media, përmes së cilës ka kërkuar përgjegjësi institucionale lidhur me zhvillimet e fundit në qytet, që sipas kësaj partie mund të cenojnë marrëdhëniet ndëretnike.
Para mediave, zëdhënësi i BDI-së, Blerim Hyseni, ka adresuar kritika ndaj institucioneve të drejtësisë për dënimin e një të riu shqiptar, rast të cilin kjo parti e ndërlidh me festimet e Ditës së Flamurit gjatë vitit të kaluar.
Hyseni ka kërkuar sqarime për rrethanat e këtij vendimi, duke shprehur dyshime edhe për kohën kur është marrë.



Të ndryshme
Më shumë