TV LIVE
Nga Vendi
24 November 2026
VALBON MEHMEDI KURORËZON RRUGËTIMIN AKADEMIK ME TITULLIN DOKTOR I SHKENCAVE EKONOMIKE

Sot, pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” në Manastir, para komisionit të përbërë nga mentori Prof. Dr. Igor Zdravkoski dhe anëtarët Prof. Dr. Fanka Risteska, Prof. Dr. Pece Nikolovski, Prof. Dr. Dimko Kokaroski dhe Prof. Dr. Seadin Xhaferi, Valbon Mehmedi mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë: “Faktorët të cilët determinojnë performancën e Bursës së Maqedonisë së Veriut”.

Anëtarët e komisionit vlerësuan lart punën e kandidatit Valbon Mehmedi, mënyrën e shtjellimit të problematikës dhe trajtimin akademik të temës së paraqitur në këtë disertacion. Sipas tyre, ky punim do të jetë një burim i vlefshëm edhe për studentët e fushës së financave, duke u ofruar informacione të nevojshme për funksionimin e Bursës së Maqedonisë së Veriut.

Ky sukses është rezultat i angazhimit shumëvjeçar të Valbonit, ndjekjes së shkollës së doktoraturës, punës shkencore, hulumtimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, me synimin për avancimin e njohurive shkencore në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e tij të veçantë ndaj mentorit për udhëheqjen në punën shkencore dhe mbështetjen profesionale, si dhe ndaj stafit akademik të Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” për kontributin e tyre akademik.

Gjithashtu, falënderoi familjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe motivimin në çdo hap të këtij rrugëtimi akademik.

Por, kjo arritje për Valbonin ka edhe një domethënie të veçantë emocionale. Ai këtë sukses ia dedikon me dashuri dhe respekt të thellë edhe babait të tij të ndjerë, Mehmedit, kujtimi i të cilit mbetet burim frymëzimi në jetën dhe sukseset e tij.



Të ndryshme
Më shumë