TV LIVE
Nga Vendi
24 November 2026
DOKUMENTET E VJETRA TË SHM “DRITA” NË LLAPKINDOLL , THIRRJE PËR RUAJTJEN DHE SISTEMIMIN E TYRE NË NJË KËND ARKIVOR

Gjatë xhirimeve të emisionit të TV Uskanës, kushtuar 35-vjetorit të SHMK “Drita”, në objektin shkollor në fshatin Llapkindoll u vërejten  dokumente të vjetra, regjistra dhe materiale të tjera shkollore, të cilat prej vitesh kanë mbetur të harruara dhe të pambrojtura nga pluhuri e koha.
Për rëndësinë historike dhe dokumentare të këtyre materialeve, si dhe nevojën për ruajtjen e tyre, TV Uskana bisedoi me ish-profesorët Nazif Selimi dhe Musli Musliu, si dhe me drejtorin e parë Ilmi Veliu, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj shkolle gjatë asaj periudhe. Ata theksuan rëndësinë e ngritjes së një këndi të veçantë arkivor, ku këto dokumente do të sistemoheshin dhe ruheshin si dëshmi të historisë së shkollës dhe brezave që kanë kaluar në të.



Të ndryshme
Më shumë