TV LIVE
Nga Bota
24 November 2026
Luftë e ashpër me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, sulmohet një stacion autobusi në Donetsk

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është shoqëruar me sulme të ndërsjella me dronë gjatë natës, ndërsa një prej incidenteve më të rënda është regjistruar në rajonin e Donetskut, ku shpërthimi i një mjeti ajror pranë një stacioni autobusi ka lënë disa persona të plagosur.

Sipas televizionit italian TGcom24, të paktën dhjetë persona janë përfshirë nga shpërthimi, ndërsa raportimet flasin për disa të plagosur. Sulmet kanë ndodhur në ditën e 1,734-t të luftës, e nisur më 24 shkurt 2022.

Ndërkohë, sipas raportimit të “Financial Times”, Ukraina po përballet me vështirësi në rritje për mbrojtjen kundërajrore, pasi SHBA-të thuhet se po vonojnë dorëzimin e raketave Patriot, të cilat janë thelbësore për neutralizimin e sulmeve ajrore.

Në një zhvillim tjetër, autoritetet ushtarake polake kanë raportuar një tjetër shkelje të hapësirës së tyre ajrore nga një dron i lëshuar nga Rusia. Ky incident ka shtuar shqetësimet në Varshavë për përhapjen e rrezikut të luftës përtej territorit ukrainas.

Sulmet me dronë nga të dyja palët vijojnë të godasin objektiva ushtarake dhe zona të banuara, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.



Të ndryshme
Më shumë