TV LIVE
Sport
24 November 2026
Pochettino kërkon tri përforcime, Unitedi i ndan vetëm 50 milionë funte

Mauricio Pochettino dëshiron të ndërtojë një skuadër të re te Manchester Unitedi, por planet e trajnerit argjentinas mund të pengohen nga buxheti i kufizuar për afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Mail Sport”, drejtuesit e klubit anglez kanë ndarë një shumë maksimale prej 50 milionë funtesh për përforcimet në fillim të vitit 2027.

Pochettino synon të transferojë tre futbollistë gjatë afatit dimëror, në përpjekje për ta nxjerrë skuadrën nga kriza. Megjithatë, me këtë buxhet, Manchester United mund të arrijë të sigurojë vetëm dy përforcime, ku njëri prej tyre pritet të vijë në formë huazimi.

Prioriteti kryesor i trajnerit argjentinas është afrimi i një sulmuesi të ri. Lëndimi i Benjamin Sesko dhe forma jo e mirë e futbollistëve aktualë në repartin ofensiv kanë shtuar nevojën për përforcime.

Në mesin e emrave që po shqyrtohen është edhe sulmuesi i Monacos, Folarin Balogun. Futbollisti amerikan kishte refuzuar një kalim te Evertoni në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por mbetet i hapur për një transferim në Premierligë.

Sipas raportimeve, Monaco mund të kërkojë rreth 40 milionë funte për kartonin e tij.

Situata te Manchester Unitedi është alarmante. Pas humbjes 4-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të Pochettinos në stol, skuadra ka mbetur në vendin e 19-të në Premierligë, me vetëm një fitore në 11 ndeshjet e para të sezonit 2026/27.

Trajneri argjentinas ka pranuar se skuadra tashmë ndodhet në luftë për mbijetesë, ndërsa afati kalimtar i janarit shihet si një mundësi e rëndësishme për të ndryshuar situatën në “Old Trafford”.



Të ndryshme
Më shumë