Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Kërçovën kanë shkaktuar grumbullimin e sasive të mëdha të ujit në disa rrugë të qytetit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Si pasojë e reshjeve intensive, në disa pjesë të qytetit janë krijuar vështirësi në qarkullim, ndërsa uji i grumbulluar në rrugë paraqet pengesë për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.
Ndërkohë, ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale (NP Komunalec) janë parë në terren, duke ndërmarrë aktivitete për largimin e ujit të grumbulluar dhe normalizimin e situatës.
Situata mbetet e kushtëzuar nga intensiteti i reshjeve, ndërsa qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë lëvizjes nëpër qytet.