Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan të Kosovës, pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarët atje duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe kishte nevojë për ndihmë financiare për kurimin e tij.
Përmes një fushate në “GoFundMe” dhe donacioneve të mbledhura edhe në sheshin e Gjilanit, dyshohet se janë grumbulluar afro 190 mijë euro. Prokuroria ka konstatuar se i riu nuk vuante nga sëmundja për të cilën kërkonte ndihmë.
Për mbledhjen e parave ishin angazhuar edhe familjarët e tij. Motra, Kosovare Azemi, kishte bërë thirrje publike që qytetarët të kontribuonin sipas mundësive, ndërsa donacione ishin mbledhur edhe drejtpërdrejt në sheshin e Gjilanit.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, Azemi dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes që prej 9 nëntorit 2026, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.
Nga fushata dyshohet se janë mbledhur plot189 mijë e 206 euro e 8 cent.
Pas nisjes së hetimeve, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë bllokuar paratë në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara në lidhje me rastin.
Azemi u arrestua u ndalua për 48 orë ndërkohë që prokuroria pritet t'i kërkojë Gjykatës Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale 'Mashtrimi'