TV LIVE
Kuriozitete
23 November 2026
Ansambli i këngëve dhe valleve popullore koncert në avion

Një moment tejet i veçantë dhe i mbushur me emocione është zhvilluar sot në një avion i cili po fluturonte drejt Skocisë.

Gazetarja Suela Demiri ka publikuar pamjet e atmosferës festive e cila u krijua në fluturimin ku edhe ajo ndodhej.

Me këngën e mirënjohur popullore shkodrane "Bishtalecat palë palë”, ansambli i këngëve dhe valleve ka kthyer korridorin mes rreshatve të sendileve, në një skenë të vërtetë koncerti.

Siç shihet edhe nga pamjet, pasagjerët e këtij fluturimi e kanë mirëpritur me buzëqeshje këtë performancë dhe janë bashkuar me fishkëllima entuziaste./CNA

https://www.instagram.com/reel/DgDoGwdqkIK/?utm_source=ig_embed&ig_rid=AeLPIzSzzmeytdGt0PuQSKa



Të ndryshme
Më shumë