TV LIVE
Nga Vendi
22 November 2026
ALI AHMETI TAKOHET ME EDI RAMËN: BISEDUAN PËR BASHKËPUNIMIN NDËRMJET DY SHTETEVE DHE ÇËSHTJET KOMBËTARE

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ahmeti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët kombëtar, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, perspektivën evropiane, partneritetin në kuadër të NATO-s dhe sfidat e përbashkëta.

Ai e ka cilësuar takimin si një moment me domethënie të veçantë, duke qenë se zhvillohet në Ditën e Alfabetit dhe në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

„Shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë arsye dhe përgjegjësi të ndërtojnë ura bashkëpunimi, të forcojnë lidhjet ndërmjet tyre dhe të kontribuojnë së bashku për një të ardhme evropiane, të sigurt dhe me perspektivë”, ka shkruar Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë