TV LIVE
Nga Bota
21 November 2026
Sulm i ri kibernetik ndaj FBI-së, targetohet baza e të dhënave me urdhër-arreste dhe të dhëna kriminale

FBI po heton një sulm të dyshuar kibernetik që ka shkelur një bazë të dhënash kombëtare të përdorur nga agjencitë federale, shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit për të ndarë informacion kriminal, raportoi CNN, duke cituar dy burime të njohura me hetimin.

Sulmi kibernetik i dyshuar ndaj bazës së të dhënave të Qendrës Kombëtare të Inteligjencës Kriminale mund të shënojë “infiltrimin” e dytë të një sistemi të FBI-së në muajt e fundit dhe më të fundit në një seri incidentesh kibernetike që kanë ngritur shqetësime midis zyrtarëve amerikanë javën e kaluar.

Agjencia ende nuk i është përgjigjur një kërkese të Reuters për koment.

Kjo bazë të dhënash e FBI-së përdoret nga agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë vendin për të ruajtur dhe ndarë informacione në lidhje me urdhër-arreste, të dhëna penale dhe verifikime të të dhënave.

Ndërprerjet e mëparshme kibernetike që kanë marrë përmasa të mëdha ditët e fundit përfshijnë një ndërprerje globale të shërbimit që preku qindra miliona përdorues të Microsoft dhe një ndalim të përkohshëm të avionëve në aeroportet amerikane që prishi më shumë se 18,000 fluturime.



Të ndryshme
Më shumë