TV LIVE
Sport
21 November 2026
Ronaldo nuk ndalet, realizon golin e 986-të në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së ndjekuri një prej objektivave më të mëdha të karrierës së tij. Ylli portugez ka shënuar sërish për Al-Nassr, duke çuar në 986 numrin e golave të realizuar gjatë karrierës.

Ronaldo ishte protagonist që në minutat e para të përballjes me Al-Ahlin, duke tundur rrjetën në minutën e 14-të dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Në moshën 41-vjeçare, portugezi vazhdon të mbajë gjallë ëndrrën për të arritur kuotën e jashtëzakonshme prej 1000 golash. Tashmë i mungojnë vetëm 14 realizime për të prekur këtë shifër historike.



Të ndryshme
Më shumë