TV LIVE
Nga Rajoni
20 November 2026
Kosova shpall emergjencë energjitike/ Mungesa dhe ndërprerja në furnizimin me energji elektrike

Kosova shpall gjendjen e emergjencës në sektorin e energjisë elektrike për 60 ditë.

Shkak janë bërë problemet e furnizimit me energji në të gjithë vendin.

Gjendja e emergjencës është miratuar nga Kuvendi i Kosovës pas vendimit të qeverisë të mërkurën.

Kjo situatë nënkupton se Qeveria tani do të ndërhyjë për të menaxhuar situatën me disa hapa.

Fillimisht ekzekutivi detyron Hidrocentralin e Ujmanit: ndërmarrjen e Ibër-Lepencit për të prodhuar energji elektrike për të ndihmuar furnizimin e konsumatorëve dhe më pas ngritja e një komiteti teknik Emergjent për të monitoruar situatën dhe për të propozuar masa të tjera nëse është e nevojshme.

Veprimi i ekzekutivit është një tregues se në Kosovë egziston një shqetësim serioz për furnizimin më energji elektrike, ndërsa në vend është raportuar herë pas herë për ndërpreje të gjata të rrymës, edhe në kryeqytet.

Energjia elektrike u ndërpre edhe në sallën e Kuvendit.

Vendimi mori mbështetjen e 61 deputetëve, ndërsa pika u përfshi në rendin e ditës përmes një mocioni.

Vendimi u përcoll me kundërshtime nga opozita.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, kërkoi dorëheqjen e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e bërë përgjegjëse për krizën energjetike në vend.

Kritika pati edhe nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e cila kundërshtoi qasjen e Qeverisë ndaj sektorit të energjisë dhe mënyrën e rregullimit të këtij tregu.

Ekspertët thonë se masat e marra nuk nënkuptojnë zgjidhjen e problemit.

Dy janë burimet kryesore të furnizimit me energji në vend, termocentralet Kosova A dhe B që punojnë me qymyr, vetëm 6.4 përqind është energji e prodhuar nga era, 4 % nga hidrocentrale dhe 0.2 përqind energji diellore.



Të ndryshme
Më shumë