Këngëtari i njohur Bruno Mars ka humbur të atin dhe ka zgjedhur t’i bëjë homazhe përmes një postimi prekës në Instagram. Krahas disa fotografive familjare, mes të cilave edhe një moment nga përqafimi i tyre i fundit, artisti ka ndarë fjalë emocionuese për babanë, duke e cilësuar si njeriun që i mësoi gjithçka, veçanërisht dashurinë dhe njohuritë për muzikën.

“Javën e kaluar pata mundësinë ta përqafoja babanë tim për herë të fundit. Ata prej jush që më kanë dëgjuar të flas për të, e dinë se gjithmonë kam thënë se ai ishte njeriu që më mësoi gjithçka që di, veçanërisht kur bëhet fjalë për muzikën”, shkruan këngëtari.
Bruno Mars kujton gjithashtu rolin e të atit në familje, duke theksuar se ai rriti katër motrat e tij, vëllain dhe vetë këngëtarin.
“Në sytë e mi, ai ishte babai më i mirë në botë dhe do të më mungojë çdo ditë derisa të takohemi përsëri. Të dua, babi. Jepi mamit një puthje atje lart për mua”, përfundon ai dedikimin prekës.
