TV LIVE
Sport
17 November 2026
Spektakli i Grudës tërbon edhe Klopp, talenti shkodran vlerësohet me notë të jashtëzakonshme

5 gola, spektakël pafund dhe një shqiptar si Brajan Gruda që vlerësohet njeriu i ndeshjes, për më tepër përballë Holandës. Gjermania e Klopp është një kënaqësi për sytë, “çmonton” Holandën në finalen e Grupit A2, parakalon të gjithë rivalët në fishin duke e mbyllur në krye. “Pancerant” dominuan totalisht “tulipanët” e Xavi-t duke i “thyer” me rezultatin e thellë 5-0.

Siparin e golave e hapi Derry Scherhant, me sulmuesin e Freiburg që realizoi një super gol në minutën e 41-të. Në fraksionin e dytë, Gjermania mori kontrollin total të lojës dhe në minutën e 60-të Wirtz realizoi një gol shumë të bukur duke dyfishuar shifrat. Ekipi i Klopp nuk e uli ritmin dhe pesë minuta më vonë, Gruda futi një top të bukur në qendër, aty ku Schlotterbeck me kokë dërgoi topin në rrjetë. Gruda përsëriti vetëm edhe në minutën e 71-të duke dhuruar një assist për Wirtz, me sulmuesin e Liverpool që kompletoi “pokerin” e golave për Gjermaninë dhe “dopjetën” e tij personale.

Pas dy assisteve, Gruda gjeti edhe golin personal në minutën e 77-të me një goditje të saktë brenda në zonë. Në mënyrë të pabesueshme, me Klopp në stol, talenti shkodran u kthyer në protagonist absolut, e bëri këtë fillimisht ndaj Serbisë, e përsëriti edhe përballë Holandës duke dhuruar 2 assiste dhe duke shënuar 1 gola, në fund u vlerësua si lojtari i ndeshjes me notën 9,4.

Me shifrat 5-0 në favor, Gjermania i shkaktoi humbjen e parë Xavi-t në stolin e Holandës, ndërsa menaxhuan me kujdes pjesën e mbetur të këtij takimi duke mbyllur Grupin A2 në vendin e parë në kuotën e 11 pikëve po aq sa Holanda. Të dy përfaqësueset “big” kualifikohen në fazën çerekfinale të play-off në Nations League.



Të ndryshme
Më shumë