TV LIVE
Sport
17 November 2026
Kosova luan ndaj Irlandës, ‘Dardanët’ shkojnë në Dublin me 3 mungesa

Kosova do të luajë mbrëmjen e kësaj të marte në Dublin ndaj Irlandës ndeshjen e saj të fundit të Nations League ku Dardanët do të kërkojnë të sigurojnë vendin e dytë në grupin e saj.

Në listën e të grumbulluarve të publikuar nga UEFA, rezulton se trajneri Franco Foda do të këtë 21 futbollistë në dispozicion për këtë ndeshje. Megjithatë, kombëtarja e Kosovës do të ketë 3 mungesa për këtë ndeshje

Kështu nuk do të jetë në dispozicion të Franco Fodës Veldin Hoxha i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Izraelin, ndërsa Edon Zhegrova e ka lënë grumbullimin për shkak të një dëmtimi. Po kështu, nuk është pjesë e skuadrës as sulmuesi Enis Rexhepi për të cilin ende nuk është plotësuar dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e përfaqësueses në FIFA.

Kosovës në ndeshjen me Irlandën i mjafton edhe një barazim për të siguruar përfundimisht vendin e dytë në grupin e saj që do ta çonte atë në playoffin për ngjitjen në Ligën A

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

Portierë: Arijanet Muric, Visar Bekaj, Amir Shaipi.

Mbrojtës: Lindrit Kamberi, Kreshnik Hajrizi, Ilir Krasniqi, Ron Raçi, Dion Gallapeni, Mërgim Vojvoda, Bleon Kurtulus.

Mesfushorë: Elvis Rexhbecaj, Milot Rashica, Betim Fazliji, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Milot Avdyli, Leon Avdullahu.

Sulmues: Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Vedat Muriqi.



Të ndryshme
Më shumë