Përfaqsuesja e Kosovës në futboll do të përballet sot me Izraelin, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se fusha e stadiumit ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe tashmë është e gatshme për ta pritur këtë përballje.
Ky do të jetë takimi i fundit i Dardanëve në shtëpi për këtë vit, ndërsa pas përballjes me Izraelin, Kosova do të udhëtojë drejt Dublinit për t’u ndeshur me Irlandën.