Punësimet e reja dhe largimi i punonjësve shqiptarë nga puna në Komunën e Kërçovës kanë qenë temë diskutimi në seancën e pyetjeve të këshilltarëve komunalë. Këshilltari i AKI-së, Shefki Imeti, ngriti shqetësimin për largimin e shqiptarëve nga vendet e punës dhe zëvendësimin e tyre me punonjës të rinj të etnitetit maqedonas.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, hodhi poshtë pretendimet e Imetit, duke theksuar se punësimet e reja janë realizuar në mënyrë të barabartë, ndërsa nga puna janë larguar, sipas tij, vetëm ata punonjës që nuk janë paraqitur në vendet e tyre të punës.