Këshilltarët shqiptarë në Komunën e Butelit kanë braktisur seancën e Këshillit Komunal, në shenjë proteste pasi propozimi për vendosjen e mbishkrimit në gjuhën shqipe në tabelën e Mega Parkut të Butelit nuk mori mbështetjen e nevojshme. Përkundër përkrahjes së të tetë këshilltarëve shqiptarë, 11 këshilltarët maqedonas abstenuan, duke pamundësuar miratimin e propozimit. Në shenjë pakënaqësie ndaj këtij qëndrimi, këshilltarët e AKI-së dhe VLEN-it vendosën të lëshojnë seancën.