TV LIVE
Nga Vendi
13 November 2026
DEGA E BDI-SË NË KUMANOVË, DENONCON ZHBËRJEN E PËRFAQËSIMIT TË DREJTË NË SPITALIN E QYTETIT TË KUMANOVËS

Me një kurorë lulesh mortore në duar dhe një baner ku shkruhej “Vdiq përfaqësimi”, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Kumanovë ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media para Spitalit të Kumanovës. E drejtuar nga Amir Shabani, kjo protestë-konferencë u organizua për të denoncuar atë që u cilësua si diskriminim i paprecedentë etnik në institucionin shëndetësor, ku në valën e fundit të 90 punësimeve nuk është përfshirë asnjë shqiptar i vetëm.
​Shabani e quajti këtë bilanc “90 me zero”, duke theksuar se një përjashtim i tillë klasik nuk mbahet mend as në 50 vitet e fundit, madje as në ish-Jugosllavi. Përmes simbolikës së kurorës me lule, BDI i dha “fundit” simbolik të drejtave të shqiptarëve në këtë institucion dhe kërkoi një hetim urgjent institucional për të zbardhur kriteret e këtyre punësimeve jotransparente.



Të ndryshme
Më shumë