TV LIVE
Nga Vendi
13 November 2026
Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

Tre persona nga fshati Çegran i Gostivarit janë arrestuar, pasi njëri prej tyre është kapur me lëndë të bardhë pluhur, ndërsa dy të tjerët, sipas policisë, janë përpjekur t’i godasin me veturë zyrtarët policorë dhe i kanë kërcënuar me jetë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë në orën 20:35, zyrtarët policorë nga Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar kanë arrestuar H.S. (26) nga Çegrani.

Gjatë kontrollit të veturës së tipit “Mitsubishi”, të cilën ai e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e lëndës së bardhë pluhur.

Më pas, me urdhër gjykate, është kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku po ashtu është gjetur dhe konfiskuar lëndë e bardhë pluhur.

Gjatë veprimeve policore para shtëpisë së H.S., me një veturë të tipit “BMW” kanë arritur V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga Çegrani.

Sipas policisë, ata janë përpjekur t’i godasin me veturë zyrtarët policorë, duke u kërcënuar edhe me jetë, pas së cilës janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas masave të ndërmarra, dy personat janë lokalizuar dhe arrestuar.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë