Me rastin e njëvjetorit të marrjes së mandatit të kryetarit të Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, ka reaguar përmes një videoje Dega e BDI-së në Kërçovë. Në video rikujtohet deklarata e Jovanovskit pas shpalljes së fitores në zgjedhje, kur ai kishte premtuar barazi për të gjithë qytetarët. Nga BDI-ja pretendojnë se veprimet pas marrjes së mandatit nuk kanë qenë në përputhje me këto premtime, duke akuzuar kryetarin për largimin nga puna të punonjësve shqiptarë dhe zëvendësimin e tyre me punësime të reja, kryesisht të përkatësisë maqedonase. Përmes kësaj kronike, Meti Ramadani nga BDI Kërçovë ngre edhe çështjen e premtimeve të dhëna dhe vendimeve të marra gjatë vitit të parë të qeverisjes me Kërçovën