TV LIVE
Sport
10 November 2026
Neuer drejt pensionimit, Bayerni përgatit pasuesin

Bayern Munichu raportohet se ka përpiluar një listë me tre portierë të mundshëm për ta zëvendësuar Manuel Neuerin, i cili pritet të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni.

Portieri 40-vjeçar ende nuk e ka bërë zyrtar vendimin për pensionim, por raportimet e fundit nga Gjermania sugjerojnë se lëndimi i tij në këmbë mund ta përshpejtojë këtë vendim.

Neuer konsiderohet njëri prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit, ndërsa largimi i tij do të krijonte një boshllëk të madh në skuadrën bavareze.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Bayern Munichu e sheh Jonas Urbigun si pasuesin e Neuerit në pozitën e portierit të parë, por njëkohësisht dëshiron të transferojë edhe një portier me përvojë, i cili do të shërbente si alternativë.

Në listën e kandidatëve të mundshëm janë Oliver Baumann i Hoffenheimit, Bernd Leno i Fulhamit dhe Loris Karius, ish-portieri i Liverpoolit.

Drejtuesit e klubit gjerman pritet të vlerësojnë mundësitë gjatë muajve të ardhshëm, në mënyrë që ta përgatisin sa më mirë ekipin për periudhën pas Neuerit.



Të ndryshme
Më shumë