TV LIVE
Nga Rajoni
3 November 2026
Rama takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel.

Sipas njoftimit zyrtar të NATO-s, takimi është parashikuar të zhvillohet ditën e sotme.

Rama dhe Rutte kanë zhvilluar disa takime edhe më herët, ku në fokus kanë qenë forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe NATO-s, siguria në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i Shqipërisë në misionet e Aleancës dhe rritja e kapaciteteve mbrojtëse.

Në takimin e shtatorit 2025 në Bruksel, dy zyrtarët diskutuan gjithashtu për ringritjen e industrisë ushtarake shqiptare, projektin e portit të ri ushtarak në Porto Romano dhe mundësitë e përfshirjes së Shqipërisë në programin evropian SAFE. Ndërsa në qershor të po atij viti, në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, diskutimet u përqendruan edhe te investimi në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.

NATO ka bërë të ditur se nuk do të ketë mundësi për deklarata apo prononcime për mediet gjatë takimit. Fotografitë nga takimi do të publikohen në faqen zyrtare të Aleancës pas përfundimit të tij. përcjell  Zhurnal.mk .



Të ndryshme
Më shumë