Shoqata e Peshkatarëve Sportivë „Hunter Fish“ nga Kërçova ka realizuar një aktivitet për lëshimin e troftës autoktone të llojit Salmo macedonicus në lumin Treska. Besmir Elezi nga „Hunter Fish“ tha se aktiviteti, i realizuar, synon shtimin dhe mbrojtjen e popullatës natyrore të kësaj specieje, si dhe ruajtjen e biodiversitetit dhe ekosistemit ujor.
Sa i përket ndotjes së lumenjëve Elezi tha se kujdesi për natyrën është përgjegjësi e përbashkët dhe një investim për brezat e ardhshëm, ndrësa paralajmroi edhe padi ndaj ndotësve të lumenjëve të cilët dëmtojnë edhe speciet e gjalla .