TV LIVE
Nga Vendi
2 November 2026
ARKIN JAHIJI KRYETAR I RI I KOMUNËS SË BËRVENICËS,AHMETI:KY VEND ËSHTË I SHQIPTARËVE AUTOKTONË – NUK ËSHTË AS I HRISTIJANIT E AS I CËRVENKOVSKIT

Arkin Jahji nga AKI fitoi në balotazh përballë Stojanço Radiçevski nga VMRO DPMNE
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka numëruar 100% të votave në zgjedhjet në komunën e Bërvenicës.
Sipas të dhënave nga 24 vendvotime, kandidati i AKI-së, Arkin Jahij, ka fituar 4.442 vota, ndërsa kandidati i VMRO-së, Stojanço Radiçevski 4.177 vota.
Vota të pavlefshme janë 201.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas fitores në Bërvenicë tha se sonte e gjithë vëmendje se shqiptarëve ka qenë në Bërvenicë, aty ku sipas tij, 65% e banorëve janë shqiptarë dhe atyre ju takon të kenë kryetarin e komunës shqiptar.

“Sonte u përcaktuan drejtë për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e komunës. Do të doja të uroj, shefin e shtabit gjithë shefat e shtabave në 24 vendvotime, që kanë punuar në përkushtim për dinjitet dhe për të ardhmen. Arkini sot është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës. Arkini nga nesër i përvesh krahët e supet bashkë me bashkëpunëtor që të përparojë, të realizojë programe e premtime që ka dhënë përpara votuesve”, tha Ahmeti.
Ndërsa Arkin Jahiji pas fitores së arritur në zgjedhjet lokale, ka falënderuar banorët por edhe mërgatën për besimin e dhënë në këto zgjedhje.
Ai tha se ata do të jenë gjithmonë pranë banorëve të Bërvenicës.
“Do të jemi zëri juaj në vendin tuaj. Një falënderim i veçantë për të gjithë bashkëpunëtorët, aktivistët, të gjithë banorëve të komunës së Bërvenicës pa dallim feje, kombi, partie e çfarë do qoftë tjetër”, tha Jahiji duke shtuar se sot ata kanë dalë faqebardhë.
Jahiji tha se vetëm bashkë mund të jemi më të fortë.


 



Të ndryshme
Më shumë