TV LIVE
Nga Vendi
31 October 2026
“JETA JOTE NUK PRET” – FORUMI I GRUAS SË BDI-SË NË KËRÇOVË ORGANIZOI TAKIM SENSIBILIZUES PËR KANCERIN E GJIRIT

Nën moton “Jeta jote nuk pret”, Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dega në Kërçovë, në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, organizoi një takim sensibilizues me gratë e qytetit të Kërçovës.
Në fillim të takimit, të pranishmeve u dëshiroi mirëseardhje kryetarja e Forumit të Gruas të BDI-së në Kërçovë, Latife Arifi Limani.

Më pas, përvojat, njohuritë dhe mesazhet e tyre për ndërgjegjësimin, kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen emocionale i ndanë me të pranishmet Fatjona Geci, drejtoreshë e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese në BDI, Abdylaqim Ademi, Imrane Veliu-Aliu, kryetare e Forumit të Gruas në degën e Çairit, si dhe Lindita Ahmedi, psikologe dhe psikoterapiste.

Takimi kishte për qëllim të përcjellë mesazhin se kontrollet e rregullta, informimi dhe zbulimi i hershëm janë vendimtarë në luftën kundër kancerit të gjirit, ndërsa mbështetja dhe solidariteti janë po aq të rëndësishëm për gratë që përballen me këtë sëmundje.



Të ndryshme
Më shumë