TV LIVE
Nga Vendi
31 October 2026
Nesër votohet në Bërvenicë për kryetarin e ri, sot votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit

Komuna e Bërvenicës nesër, më 1 nëntor, do të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune. Sot, të drejtën e votës e shfrytëzojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.

Në garën e balotazhit do të përballen kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, pasi në raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor, asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.

Ndërkohë, në mesnatë ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë.



Të ndryshme
Më shumë